Ka ndodhur

Reshje shiu në Shkodër, bllokohet rruga e Prekalit pas rrëshqitjes së gurëve

Gazeta Si - Reshjet e shiut të nisura që të hënën në mbrëmje dhe të vijuara mëngjesin e kësaj të marte, kanë shkaktuar probleme në rrugën e Prekalit në Bashkinë Shkodër.

Pas reshjeve të rëna gjatë natës, aktualisht në këtë segment rrugor, qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe të dherave.

Pritet që firma kontraktuese të ndërhyjë për pastrimin e rrugës. Probleme të tjera si pasojë e reshjeve të shiut nuk janë raportuar në Bashkinë Shkodër.

Më herët. IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, kanë njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, parashikohet të ketë probleme dhe përmbytje në disa zona të veriut të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë