Territori shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, por herë pas here do të ketë intervale të shkurta me kthjellime. Gjatë natës reshjet të përfshijnë të gjithë territoin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore do të vijojë përgjatë gjithë javës.
Sipas meteorologëve, gjatë javës rikthehen reshjet e dëborës.
Ditët e fundit të marsin do të mbyllen me mot dimri rrebeshe dhe disa cm dëborë, dhe po kështu do të nisë edhe muaji prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.