Territori shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë në zonat Veriore dhe Jugore priten rrebeshe.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin por në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.