Nga Gazeta ‘Si’– Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke karakterizuar kushtet e motit ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente, por në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.
Sa i përket mëngjesit të ditës së martë, do t’i kemi prezente vranësirat e shumta, mund të kemi momente me reshje të izoluara shiu. Nga e mërkura e në vijim, do të ketë përmirësim të motit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.