Edhe kjo e premte, ashtu sikurse ditët e mëparshme, do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm.
Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e dendura të shiut, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë më pak reshje.
Gjatë ditës temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan.
Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa valëzimi në det nuk do t’i kalojë 1 ballë.
Gjatë ditës së shtunë dhe të dielë mbeten prezente reshjet edhe pse të pakta ndërkohë që në veri priten reshje dëborë në majat e maleve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.