Një zonë e zgjeruar me presion të ulët po furnizohet me masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë gjatë dy ditëve në vijim.
Ditën e premte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira deri pasdite ku do të fillojnë reshjet e shiut dhe stuhia në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/15°C
Zona e ulët 12/21°C
Zona bregdetare 14/22°C
E Shtunë, data 19 Nëntor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje sërish do të kemi reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim jug- perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/18°C
Zona e ulët 12/22°C
Zona bregdetare 14/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.