Nga Gazeta ‘Si’- Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Pas mesditës, pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore Lindore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.