Moti

Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu e dëbore mbizotërojnë të gjithë vendin, deri në mesditë kur reshjet bëhen mesatare në zonat qendrore, ndërsa parashikohen intensive në jug dhe juglindje të vendit.
Dëbora ka përfshirë që nga mëngjesi të gjithë veriun, ndërsa pasditja sjell dëborë në 300 metra lartësi, në qendër dhe jug, situatë kjo deri në mbrëmje, kur dëbora shtrihet në të gjithë vendin, duke shtruar nga 2 deri 50 centimetra.

Dëbora do të zbresë edhe në brigjet detare, më e dukshme në Adriatik dhe më e pakët dhe afatshkurtër në bregdetin jugor. Dëbora vijon e përkohshme edhe gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 10 °C; në vendet e ulëta: 2 / 7 °C; në vendet malore: -8 / 0 °C.
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë