Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat Veriore dhe gjysmën Lindore të territorit vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave por momente me pika shiu do të mbeten dominante sërish në zonat Veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.