Të dhënat metorologjike tregojnë se sot reshjet sot intensive në të gjithë vendin, më shumë në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara dhe me shtrëngata. Ndërsa, në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht mesatare në Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në veri të vendit, sot reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit. Era pritet të fryjë e lehtë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 10- 14 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 8 – 15 gradë celsius.
Në vendet malore: 2 – 7 gradë celsius.
Ndërkohë, të dhëna nga IGJEUM, tregojnë se përgjatë datës 22-26 Janar 2021 priten reshje intensive të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve, por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.