Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga qëndra ciklonike e pozicionuar në Mesdhe e cila do të kushtëzojë mot me rreshje shiu në territorin e Shqiperisë në fillimin e javës.
E Diel, 10 Tetor 2021
Moti do të jetë me mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në jug-perëndim pasdite dhe në mbrëmje . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2.5 metër në det hapur. Teemperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 6/13°C
Zona e ulët 13/22°C
Zona bregdetare 15/21°C
Kosova, e Diel, dt 10 Tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 11°C .
E Hënë, 11 Tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me rrebeshe të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 8/14°C
Zona e ulët 15/22°C
Zona bregdetare 16/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




