Shendet

Rëndohet sërish situata e COVID-19, 140 të infektuar të rinj dhe 5 viktima

140 të infektuar të rinj dhe 5 viktima nga COVID-19 ka raportuar Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Ndërsa janë shëruar 101 qytetarë duke e shpënë numrin e të shëruarve që prej fillimimt të pandemisë në 3480.

Shëndeti Publik ka kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19.

Minisria bën me dije se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë,

“Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.”- citon ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Ata që nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen janë; një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria ripërsërit respektimin e masave për të mos u përhapur mandej sëmundja si; distancimin fizik, të vendoset maska detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesipër higjienën personale.

Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale            47051

Raste pozitive              6676

Raste të shëruara         3480

Raste Aktive                2991

Humbje jete     205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1657

Durrës                   360

Shkodër                 253

Fier                         129

Vlorë                     107

Lezhë                    104

Korçë                     99

Kukës                    96

Elbasan                                 69

Berat                     49

Dibër                     35

Gjirokastër          33


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë