Shendet

Remdesivir mund të na shpëtojë nga COVID-19, por duhen akoma prova

A do të kenë “Shkencat e Galaadit”, një kompani amerikane e bio-teknologjisë që hulumton, zhvillon dhe komercializon barnat, fitime të mëdha nga Remdesivir nëse anti-virali rezulton i efektshëm kundër koronavirusit të ri? Mbase po ose mbase jo?
Ekspertët e kësaj kompanie po punojnë për të siguruar përballimin stokun e duhur, nëse do të ketë nevojë për Remdesivir dhe të jetë në dispozicion për pacientët me nevoja më të madhe. Shefi ekzekutiv i Galaadit, Daniel O’Day tha se një grup i madh pacientësh kanë arritur ta pranojnë këtë medikament, por duhen prova më të qarta, për të qenë më të sigurt.
Presidenti Trump ka qenë ndër të parët që kanë shprehur se ky medikament të mund të shihet si një trajtim premtues anti-COVID-19 dhe Organizata Botërore e Shëndetit e piketoi atë si një antiviral premtues gjatë ditëve të para të shpërthimit të pandemisë. Por efektiviteti i tij ende nuk është i sigurt, pasi nuk ka prova klinike që të tregojnë saktësisht edhe mënyrën e përdorimit.

Kompania Gilead i kishte ofruar mjekëve në SHBA një sasi për përdorimi, që mund të trajtonte rreth 1000 pacientë. Por pas reklamimit të Trump, Gilead pa një rritje eksponenciale të kërkesave.
“Kemi një sistem të mbingarkuar ku secili aplikim duhej të rishikohej individualisht,” tha O’Day.
Kompania ndaloi atë program javën e kaluar, por tani po kalon në një proces tjetër ku spitalet dhe mjekët mund të aplikojnë për pacientë të shumtë në një kohë.

"Ndërsa do të duhet pak kohë për të ndërtuar një rrjet vendndodhjesh aktive, kjo qasje do të përshpejtojë në fund aksesin urgjent për më shumë njerëz," tha O’Day.
Sipas tij, medikamentet janë tashmë të disponueshme në SHBA fillimisht dhe më pas në vendet e tjera. Grupi i parë i të dhënave klinike mund të jetë i disponueshëm në prill, pasi shkencëtarët kinezë kanë testuar Remdesivir në dy prova, tek pacientët me simptoma të lehta me COVID-19 dhe tek personat në gjendje të rëndë në Wuhan, i cili deri para pak kohësh ishte epiqendra e shpërthimit.

Sidoqoftë, ka pasur shqetësime nëse këto gjetje janë përfundimtare. Ndërsa, virusi u përmbajt shpejt në Kinë, thjesht nuk mund të ketë mjaft pacientë atje, veçanërisht të sëmurë rëndë për të provuar efektivitetin e Remdesivir. Ndër të tjera ka prova klinike për medikamente të tjerë, si klorokina, ilaçi i gripit të Fujifilm Avigan dhe HIV Combo Kaletra i AbbVie. Ekspertët mendojnë se sa më të saktë do të jenë në provat klinike aq më shpejt, do të kemi një medikament që të na shpëtojë nga virusi i panjohur.
Ndërsa, COVID-19 po përhapet në të gjithë globin, provat e efikasitetit të Remdesivir mund të vijnë edhe nga studime të tjera.

Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive po kërkon pacientë në vende të ndryshme të SHBA që duan të jenë pjesëmarrës në provat klinike, ku do të testohet medikamenti. Gjithashtu, vetë Galaad po kryen dy studime tek pacientët me gjendje të qëndrueshme dhe ata në gjendje të keqe, për të parë ecurinë e tyre nga trajtimi i Remdesivir, ndërkohë dhe OBSH, po planifikon të nxjerrë një udhëzues me ilaçet premtuese, në të cilin përfshihet dhe Remdesivir./FiercePharma/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë