Lojëra me Dore

Rekordmeni Federer, përlotet me trofeun e 99 në karrierë

Prej vitesh tashmë ai ka hyrë në historinë e sportit të tenisit, duke u konsideruar si një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Pas suksesit në grand slam-in e Australisë dhe Rotterdam Open, zvicerani Roger Federer ka ngritur lart trofeun numër 99-të. Përveç numrin simbolik 99-të, ku trofe ishte i rëndësishëm për shkak se u fitua në vendin e tij, në Bazel.

Tenisti 37-vjevjeçar triumfoi përballë Marius Copil, duke fituar me sete 7-6 dhe 6-4. Suksesi historik i Federer ka ekzaltuar gjithë fansat që kishin mbushur sallën e mbyllur St. Jakobhalle në Bazel.

“Ishte një fundjavë fantastike. Është një ëndërr që bëhet realitet për mua.”- tha Federer i emocionuar pas triumfit, ku kamerat fokusuan edhe shenja loti në sytë e tij.

Ndeshja nuk ishte shumë e vështirë për 37-vjeçarin zviceran. Rumuni, Copil nuk mundi dot të bëjë asgjë edhe kur kishte në favorin e tij shërbimet. Federer e mori shumë lehtë match-point dhe rezistenca e Copil ishte e pamjaftueshme.

Ky titull në shtëpinë e tij, për zviceranin vjen katër muaj pas atij të arritur në Shtutgard Open në fushë me bar. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se edhe para ndeshjes nuk kishte shumë dyshime për fitoren e Federer, duke u nisur edhe nga historia e tij, pasi asnjëherë më parë zvicerani nuk kishte humbur përballë një rivali që renditet poshtë tij në klasifikimin e përgjithshëm.

https://twitter.com/TennisTV/status/1056584214366380033

Pas këtij suksesi, stacioni i radhës për t’u kapur nga Federer është numri, 109. Në këtë kuotë titujsh kampion është ndalur tenisti Jimmy Connors. Nëse do arrinte edhe këtë numër, atëherë pa asnjë diskutim, Roger Federer mund të quhet si më i madhi në historinë e tenisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë