Kampionati botëror në Formula 1 ka pësuar ndryshime të shumta që prej kampionatit të parë në vitin 1950 – por disa statistika në librat e historisë janë ende të njëjtat pasi askush deri tani nuk ka qënë në gjëndje ti thyejë ndër vite. Disa prej tyre do ti shohim në vazhdim…

Piloti më i vjetër në startin e një gare
43 vjecari Fernando Alonso është piloti më i vjetër ende në aktivitet dhe numëron 401 gara në karrierë, por piloti më i vjetër në histori është Louis Chiron, që në vitin 1955 startoi “Monaco Grand Prix” në moshën 55 vjeç e 292 ditë, duke e mbyllur atë në vendin e 6. Gjithashtu Chiron është vetëm një nga 3 pilotët “Monegasque” në F1, bashkë me Olivier Beretta-n dhe Charles Leclerc.

Më shumë tituj me konstruktorë të ndryshëm
Juan Manuel Fangio është i vetmi në këtë kategori që është shpallur kampion me katër konstruktorë. Pasi u shpall kampion me Alfa Romeo-n në vitin 1951, argjentinasi e përsëriti të njëjtin sukses te Mercedes (1954 dhe 1955), Ferrari (1956) dhe Maserati (1957). Mgjs mori pjesë në vetëm 51 gara (kalendari në ato vite kishte më pak gara), Fangio është rekord mbajtësi për përqindjen e garave të fituara (47.06%), të pole positions (56.87%), e podiumeve (68.63%) dhe xhirove të shpejta (45.10%), si dhe piloti më i vjetër që fiton një titull, në moshën 46 vjecare.

Xhiro rradhazi në kryesim
Verstappen kryesoi për 248 xhiro mes Miami-t dhe “Austrian Grands Prix” këtë sezon por rekordi mbahet nga Alberto Ascari që kryesoi për 304 xhiro mes Belgjikës (gara e 3) dhe Holandës (gara e 7) në vitin 1952 kur u shpall edhe kampion në përfundim të 8 garave.

Numri më i vogël i garave deri në fitoren e 1-rë
Duhet pranuar që ky është rekord i vështirë për tu thyer dhe mbeti prej vitesh i paarritshëm. Giuseppe ‘Nino’ Farina e vendosi këtë rekord me fitoren e të parës garë në të parin sezon. Dicka që e barazoi Johnnie Parsons në të njëjtin vit. Piloti tjetër që fitoi në debutim ishte Giancarlo Baghetti në “1961 French Grand Prix”. Ndërsa i vetmi që i është afruar këtij rekordi është Jacques Villeneuve, që arriti suksesin e parë në garën e katërt në Nurburgring në vitin 1996.

Më shumë “Grand Slams”
Një “Grand Slam” në Formula 1 plotësohet kur piloti vendos pole position, fiton garën, kryeson çdo xhiro dhe vendos kohën më të shpejtë gjatë një fundjave. Diçka që vetëm 26 pilotë e kanë arritur dhe akoma më pak, 14 prej tyre e kanë bërë më shumë se një herë. Lewis Hamilton arriti në kuotën 6 në vitin 2019 në “Abu Dhabi Grand Prix”, por sërish i dyti pas Jim Clark, që realizoi 8 “Grand Slams” në karrierën e tij. I pari në “British Grand Prix” në vitin 1962 ndërsa i fundit në Nurburgring në vitin 1965.

Piloti më i vjetër që fiton një garë
Nëse Louis Chiron është piloti më i vjetër që startoi një garë, piloti më i vjetër që e fitoi atë është Luigi Fagioli. 53 vjeç e 22 ditë kur bashkë me Juan Manuel Fangio-n triumfuan në “1951 French Grand Prix”. Ndërkohë piloti më i vjetër që ka vendosur pole position mbetet Nino Farina, 47 vjeç e 79 ditë në “1954 Argentine Grand Prix”. Piloti më i vjetër që ka fituar pikë është Philippe Etancelin, 53 vjeç e 249 ditë kur u rendit i 5 në Monza në vitin 1950.

Më shumë fitore me konstruktorë të ndryshëm
Stirling Moss shpesh përmendet si piloti më i madh që nuk fitoi asnjëherë një titull kampion. Mirëpo kjo nuk e ndaloi britanikun të linte impaktin e tij në 66 garat që mori pjesë mes viteve 1950-’60. Moss është pjesë e historisë si piloti që arriti të fitojë më shumë gara me konstruktorë të ndryshëm – 16 me 5 skuadra (Mercedes, Maserati, Vanwall, Cooper dhe Lotus). Gjithashtu Moss ka rekordin për më shumë pole positions me konstruktorë të ndryshëm (5 skuadra) dhe gjithashtu për garat e mbyllura në podium (6 skuadra).

Më shumë kolegë në një sezon
Yuki Tsunoda garoi me 3 shokë të ndryshëm te Racing Bulls (atëherë quhej AlphaTauri) në vitin 2023 – Nyck de Vries i zëvendësuar nga Daniel Ricciardo përpara se Liam Lawson të zëvendësonte për 5 gara australianin e dëmtuar. Mirëpo rekordi mbahet nga Howden Ganley që garoi përkrah 8 kolegëve të ndryshëm, përfshi Jacky Ickx dhe Gijs van Lennep në “Iso-Marlboro” nga Frank Williams në vitin 1973.

Më shumë fitues në një sezon
Viti 2024 në F1 vendosi një rekord me 7 pilotë që fituan të paktën dy gara, por sërish larg viti 1982 kur 11 pilotë fituan të paktën një garë. Ndërsa Alain Prost fitoi dy garat e para me Renault, ato ishin edhe të fundit në një sezon që Niki Lauda, John Watson dhe Rene Arnoux fituan gjithashtu nga 2 gara secili. Ndërsa Didier Pironi, Riccardo Patrese, Nelson Piquet, Patrick Tambay, Elio de Angelis, Keke Rosberg dhe Michele Alboreto fituan të gjithë nga 1 garë. Mjaftueshëm për Rosberg që fitoi titullin kampion Bote.

Periudha më e gjatë mes dy titujve
Titulli i parë i Lewis Hamilton te Mercedes u arrit në 2014, gjashtë vite pritjeje pas të parit te McLaren në 2008. Por ai sërish mbetet i dyti në listën e këtij rekordi. Piloti që priti më gjatë mes dy titujvë kampionë është Niki Lauda. Pas titullit të të dytë që austriaku fitoi te Ferrari në vitin 1977 ai u transferua te Brabham përpara largimit nga sporti në vitin 1979. Mirëpo Lauda u kthye në pistë në vitin 1982 te McLaren duke fituar titullin e 3 dhe të fundit në vitin 1984. 7 vite e 19 ditë pas titullit me Ferrari-n. Gjë që e bën Lauda-n ende dhe sot të vetmin pilot që ka fituar me italianët dhe anglezët – rekord që ndoshta mund ta barazojë Lewis Hamilton…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.