Shendet

Redaktimi i gjeneve mund të krijojë gabime të mëdha në embrionet njerëzore

Shkencëtarët që përdorin teknologjinë e redaktimit të gjenit në embrionet njerëzore për të riparuar një gjen të trashëguar që shkakton sëmundje të ndryshe, kanë zbuluar kohët e fundit se tashmë po bën një ndryshim të padëshiruar duke eliminuar shpesh kromozomet. Studimi i botuar të enjten në revistën “Cell” vjen ndërsa ekspertët e shikojnë si një mundësi shumë të mirë redaktimin e gjeneve në embrionet njerëzore. Në shtator, një komision ndërkombëtar i sponsorizuar nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë e SHBA dhe Shoqëria Mbretërore e Britanisë lëshuan një raport duke thënë se teknologjia e redaktimit të gjeneve nuk është gati për një përdorim të tillë sepse shkencëtarët kuptuan se duhet të bënin rregullime të sakta pa realizuar ndryshime potencialisht të rrezikshme për shëndetin.
"Ky studim nuk do të ndalojë këtë përpjekje, por ne duhet konfirmojmë tamam se çfarë të bëjmë saktësisht me këto mjete të fuqishme dhe në cilin kontekst ato janë të sigurta dhe efikase,”tha Dieter Egli, profesor asistent i biologjisë së qelizave zhvillimore në Universitetin Columbia dhe autori i vjetër i studimit.
Një punim, i botuar në Crispr Journal, kërkoi pikëpamje të shumë ekspertëve për çështje të ngritura në raportin e komisionit ndërkombëtar të shtatorit për redaktimin e gjeneve. Teknika e cila përfshin realizimin e ndryshimeve në vezë, spermatozoide dhe embrione është e diskutueshme sepse çdo ndryshim mund t'u kalojë brezave të ardhshëm. Jennifer Doudna, biokimiste në universitetin e Kalifornisë, Berkeley, tha se rekomandimet e komisionit pasqyrojnë konsensusin në terren që teknologjia nuk duhet të përdoret për redaktimin e embrioneve në klinikë në këtë kohë. Ajo shtoi se ishte goditur nga përfshirja e disa sëmundjeve që tashmë janë duke u menaxhuar, të tilla si fibroza cistike, me çrregullime ku redaktimi i embrionit mund të jetë i lejueshëm një ditë. Dokumenti tjetër, i botuar gjithashtu në gazeta “Crispr Journal”, vëzhgon politikat në 106 vende në lidhje me redaktimin e gjeneve. Studiuesit gjetën se 96 prej këtyre vendeve kishin tashmë dokumente të zbatueshme të kësaj politike, të tilla si legjislacioni, rregulloret ose traktatet ndërkombëtare. Nga ato 96 vende, 75 ndalojnë përdorimin e embrioneve të modifikuara gjenetikisht.

Redaktimi i gjeneve u mundëson shkencëtarëve modifikimin e gjeneve në ADN dhe teknologjia jep mundësinë e trajtimit të sëmundjeve të rënda për të cilat nuk ka terapi efektive. Provat janë në proces ose pritet të fillojnë së shpejti edhe tek pacientët me kancer, me anemi dhe probleme të tjera shëndetësore.
Egli tha se shkencëtarët dinë më shumë për qelizat dhe biologjinë molekulare të mizave, krimbave dhe embrioneve të minjve sesa embrionet njerëzore. Ai tha se studimi aktual duket se tregon se "embrioni njerëzor duket unik në aftësinë e tij të dobët për të rregulluar ADN-në". Rëndësia e gjetjes biologjike "shkon përtej debatit" mbi përdorimin e redaktuesit në embrione, tha ai.
Sidoqoftë, debati etik ka të ngjarë të vazhdojë së bashku me zhvillimin e teknologjisë. Françoise Baylis, profesor i hulumtimit në Universitetin Dalhousie në Kanada, një nga autorët në të dy punimet e studimit tha se shumica e debatit brenda komunitetit shkencor për redaktimin e embrioneve njerëzore u përqëndrua në faktin nëse teknologjia është po aq e sigurt dhe efektive sa të përdoret. Ai është anëtar i një paneli këshillues ekspertesh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë i ngritur vitin e kaluar për të nxjerrë udhëzime standarde globale dhe kryesisht për redaktimin e gjeneve njerëzore.
"Kjo nuk është pyetja e duhur për të filluar. Unë nuk po pyes nëse shkenca është e gatshme. Po pyes se cilat probleme duam të zgjidhim dhe cilat shkenca do të na ndihmojnë t'i zgjidhim ato," tha Baylis.
Burimi: The Wall Street Journal. Përkthimi: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë