Ngjarje

Reagimet, Truss: Vdekja e saj, një shok për kombin dhe gjithë botën!

Gazeta Si – Vdekja e Mbretëreshës Elisabet është pasur menjëherë me mesazhe ngushëllimi nga gjithë bota. ‘Vdekja e saj është një shok për kombin dhe gjithë botën”, - ka thënë kryeministrja britanike Liz Truss.

Ajo ka folur për britanikët nga Downing Street. ‘Mbretëresha ishte një shkëmb, ku ishte ndërtuar vendi ynë. Britania e Madhe duhet të bashkohet për të mbështetur dhe për t’i ofruar besnikëri e devotshmëri Mbretit Karl III”, - ka shtuar Truss, duke e mbyllur me frazën "God Save The King".

Reagimet ishin të menjëhershme nga gjithë protagonistët kryesorë të politikës. Mario Draghi është shprehur: "Ishte protagoniste absolute e historisë botërore të 70 viteve të fundit. Familjes mbretërore, qeverive dhe gjithë qytetarëve britanikë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta".

Papa Françesku. Gazeta Si, 8 shtator 2022

Papa: Shembull devotshmërie
"Dhimbje e thellë nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës Elisabet II. Ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth", - shkruan Papa Françesku në telegramin e ngushëllimit për vdekjen e Mbretëreshës Elisabet II.

"Bashkohem me të gjithë ata që vajtojnë për humbjen e saj dhe lutem të pushojë në paqe. Homazh për jetën e saj në shërbim pa rezerva për të mirën e kombit. Një shembull devotshmërie ndaj detyrës, i besimit te Jezu Krishti", - shkruan gjithashtu Ati i Shenjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë