Muzike

Raye arrin rekord me 6 fitore në ‘Brit Awards’

Kantautorja Raye u shpall fituesja e Brit Awards, në natën më të madhe të muzikës britanike. Ajo vendosi një rekord të ri duke rrëmbyer shumicën e çmimeve brenda një nate në këtë ceremoni.

Raye fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për artistin e vitit, albumin e vitit për “My 21st Century Blues” dhe këngën e vitit për “Escapism”. 26-vjeçarja triumfoi edhe në kategorinë e zhanrit R&B duke u shpallur artistja e re më e mirë.

Ndërkohë, artistja shqiptare, Dua Lipa, ka fituar çmimin si “Best Pop Act”. Pasi mori këtë çmim, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja që ajo ishte aty, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Ellie Goulding dhe DJ e Producenti, Calvin Harris performuan këngën e tyre “Miracle”, ndërsa Becky Hill këndoi “Disconnect” me dyshen elektronike “Chase & Status”. Banda Jungle, e cila fitoi çmimin si grupi i vitit, u ngjit në skenë me këngën “Back on 74”.

Artistë të tjerë si këngëtarja kanadeze Tate McRae dhe reper e këngëtarin nigerian, Rema ishin disa nga performuesit. Këngëtarja 55-vjeçare australiane, Kylie Minogue, e cila u nderua me çmimin BRITs Global Icon Aëard, e përfundoi ceremoninë me një përzierje të hiteve të saj më të mëdha duke përfshirë “Padam”, “Can’t Get You Out of My Head” dhe “All the Lovers”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë