Shendet

Rastet rriten papritur, Gjermania ka frikë nga përhapja pa kontroll e Covid-19

Organi drejtues i shëndetit publik në Gjermani ka paralajmëruar që shkalla e rasteve të koronavirusit rrezikon të dalë jashtë kontrollit, mes një rritje të konsiderueshme brenda natës në raste të reja në 4,000 raste në ditë dhe parashikimeve që kjo shifër së shpejti mund të arrijë më shumë se 10,000 të infektuat në ditë.

Lothar Ëieler, presidenti i Institutit Robert Koch (RKI), tha se mundur që ne do të shohim më shumë se 10,000 raste në ditë dhe që virusi të përhapet pa kontroll."

Jens Spahn, ministri i shëndetësisë, i cili është vlerësuar deri më tani për menaxhimin e pandemisë, me Gjermaninë që raporton një numër më të ulët të rasteve dhe një shkallë shumë më të ulët të vdekjes se në pjesën më të madhe të Evropës, tha që ishte "shumë i shqetësuar ”.

Shkalla e infeksioneve të reja u rrit të mërkurën në mëngjes me më shumë se 1,000 raste në një ditë, një shifër që nuk është parë që nga fillimi i prillit. Numri aktual i rasteve aktive në Gjermani është rreth 31,000.

Spahn e quajti pandeminë një "provë karakteri për ne si shoqëri".

"Numri i rasteve të koronavirusit po rritet përsëri, dhe bashkë edhe me të edhe pasiguria," shtoi ai, duke folur në një konferencë shtypi.

Ai konfirmoi se numri i vdekjeve mbetej relativisht i ulët, me 9,578 viktima në total që ga fillimi i pandemisë, ashtu si edhe numri i atyre që kishin nevojë të trajtoheshin në kujdesin intensiv.

Por Ëieler tha se ishte e parashikueshme që, ndërsa virusi përhapej, numri i të sëmurëve rëndë dhe shkalla e vdekjes të rritet.

Ai tha se ishte çmenduri të besohej se sëmundja nuk ishte e rrezikshme dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin dhomat e mbyllura dhe tubimet e mëdha.

Shkalla e infeksionit po rritet pothuajse në të gjitha rajonet e Gjermanisë. "Pika të nxehta" të veçanta janë identifikuar në disa rrethe të brendshme brenda qytetit të Berlinit, si dhe zona të tjera në Gjermaninë veriore dhe Saksoninë e Poshtme.

Banorët në zonat më të rrezikuara janë paralajmëruar se do të duhet të dorëzojnë tamponë negative në mënyrë që të udhëtojnë në hotele dhe apartamente pushimi në pjesë të tjera të vendit.

Martin Kriegel, ekspert nga Universiteti Teknik i Berlinit theksoi krah ministrit të Shendetësisë rëndësinë e ajrimit të zyrave, ambienteve dhe shtëpive.

"Ventilimi është një masë parandaluese shumë efektive," tha ai, duke shtuar se ekzistonte një korrelacion i drejtpërdrejtë midis sasisë së ajrit të pastër në një dhomë, gjatësisë së kohës së kaluar në të, si dhe numrit të njerëzve dhe aftësisë së përhapjes së virusit. "Por rreziku nuk mund të zbritet kurrë në zero", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë