Politike

Rastet e reja, Ademi: Covid-19 po përhapet në institucione, duhen testime

Duke përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të bëhen sa më shumë testime në të gjitha institucionet e vendit, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar që në këto testime të përfshihet plotësisht policia, ushtria si dhe personeli shëndetësor. Ajo thotë se është jetike që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur që Covid-19 të mos përhapet akoma më tepër.
Posti i plotë në FB:
“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër.
Është një personel i reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër.
Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë:
-Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet
-Policinë e Shkodrës
-Forcat e Ushtrisë
-Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.
Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit.
Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fizik e social. #qendronineshtepi duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjerë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shendetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë