Politike

Raportimi i Guvernatorit Sejko në komision përplas Shalsin me Shehajn: Do të të përjashtoj! (Video)

Nga Gazeta 'SI' - Raportimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë u shoqërua me debate në komisionin e Ekonomisë.

Drejtuesi i komisionit Eduart Shalsi u përplas me deputetin Agron Shehaj, i cili akuzoi kolegun socialist se nuk po bën pyetjet e duhura për një problem që prek qindra mijë shqiptarë.

“Janë futur në borxhe 100 mijë shqiptarë, mos e ndërprisni mbledhjen. Unë kërkoj të marr më shumë informacione ”, dëgjohet të thotë Shehaj teksa del nga dera e Komisionit.

Shalsi njoftoi deputetin Shehaj se do të kërkojë përjashtimin e tij, pasi ai nuk ka ndjekur rregullisht sesionet e komisionit. Përplasja solli mbylljen e seancës për disa minuta.

“Te mëhalla jote politike sillu si të duash, dhe ju zonja Tabaku, bëni të njëjtën gjë. Mos më ndërprit, ka mundësi që të dëgjosh, se do kurajo që të dëgjosh një të vërtetë, e kuptoj padurimin tënd, se e ke të vështirë që të kuptosh një nen. Ndërpritet mbledhja për 5 minuta”, tha Shalsi.

Ndërkohë Guvernatori Sejko duket i pashqetësuar nga debatet midis deputetëve dhe shfaqet i buzëqeshur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë