Nga Gazeta ‘Si’- Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale në Ukrainë këtë mëngjes, sipas Kievit. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se kjo është hera e parë që një armë e këtij diapazoni dhe fuqie është përdorur në luftë.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se raketa u lëshua nga rajoni jugor i Rusisë Astrakhan dhe kishte në shënjestër rajonin Dnipro.
Përveç kësaj, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi gjashtë nga shtatë raketat Kh-101 gjatë të njëjtit sulm, tha forcat ajrore. Moska nuk ka komentuar mbi pretendimet.
Raketat ndërkontinentale kanë një rreze prej mijëra kilometrash dhe mund të përdoren për dërgimin e kokave bërthamore, megjithëse ato zakonisht mbajnë koka luftarake konvencionale.
Kjo vjen pasi Ukraina filloi të përdorë raketa me rreze të gjatë të furnizuar nga perëndimi në tokën ruse – e parë si një përshkallëzim i madh nga Moska.
Të martën, Vladimir Putin miratoi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë, të cilat Kremlini tregoi se ishin në përgjigje të masës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.