"Elita e ndotësve" po çon planetin deri në pikën e shkatërrimit, thotë Oxfam pas studimit gjithëpërfshirës të pabarazisë klimatike.
1% e njerëzve më të pasur është përgjegjëse për më shumë emetime karboni sesa 66% e njerëzve të varfër, me pasoja të tmerrshme për komunitetet dhe përpjekjet globale për të trajtuar emergjencën klimatike.
Sipas një raporti të Oxfam, ky grup elitar, i përbërë nga 77 milionë njerëz, duke përfshirë miliarderë dhe milionerë, përbënin 16% të të gjitha emetimeve të CO2 në 2019, e mjaftueshme për të shkaktuar më shumë se një milion vdekje të tepërta për shkak të nxehtësisë, sipas raportit.
Raporti i Oxfam tregon se ndërsa 1% e më të pasurve tentojnë të jetojnë të izoluar nga klima, me ajër të kondicionuar, emetimet e tyre, 5.9 miliardë ton CO2 në 2019 janë përgjegjëse për vuajtjet e mëdha.
Duke përdorur një formulë të "kostos së vdekshmërisë", të përdorur nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA, raporti llogarit se vetëm emetimet nga 1% do të ishin të mjaftueshme për të shkaktuar nxehtësinë, e lidhur me vdekjet e 1.3 milion njerëzve gjatë dekadave të ardhshme.
Vuajtjet bien mbi njerëzit që jetojnë në varfëri, komunitetet etnike të margjinalizuara, emigrantët dhe gratë dhe vajzat, të cilët jetojnë në shtëpi të cenueshme nga moti ekstrem, sipas hulumtimit. Këto grupe kanë më pak gjasa të kenë kursime, sigurime apo mbrojtje sociale, gjë që i bën më të rrezikuar ekonomikisht, si dhe fizikisht nga përmbytjet, thatësira, valët e të nxehtit dhe zjarret në pyje.
“Super të pasurit po ndotin planetin deri në pikën e shkatërrimit dhe janë ata që më së paku mund ta përballojnë atë, që po paguajnë çmimin më të lartë”, thotë Chiara Liguori, këshilltare e lartë e politikës për drejtësinë klimatike të Oxfam.
Krizat binjake të klimës dhe pabarazisë po “ushqyejnë njëra-tjetrën”, tha ajo.
Hendeku i pasurisë midis kombeve shpjegon vetëm pjesërisht pabarazinë. Raporti tregon se në vitin 2019, viti më i fundit për të cilin ka të dhëna gjithëpërfshirëse, vendet me të ardhura të larta ishin përgjegjëse për 40% të emetimeve të CO2 të bazuara në konsumin global, ndërsa kontributi nga vendet me të ardhura të ulëta ishte 0.4%.
Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.