Ngjarje

Raporti: Të gjitha arsyet pse Shqipëria ende diskriminon gratë

Të dhënat nga studimi i fundit nga SIGI (institucionet sociale dhe indeksi gjinor) tregojnë se nga dita në ditë po ulet pabarazia gjinore në botë, kjo për shkak të politikave që kanë ndërmarrë qeveritë dhe ndikimet e ligjeve që shfuqizojnë diskriminimin. Por, në vendin tonë gratë edhe vajzat i vuajnë ende këto fenomene. Raporti i cili është zhvillua në 120 vende të botës ka treguar se në Shqipëri ka një nivel të lartë diskriminimi në trashëgimi dhe dhuna në familje është shumë e lartë, sidomos në zonat rurale.

Sipas Kodit të Familjes, ligji siguron të njëjtat të drejta për burrat dhe për gratë. Nga rezultatet vërehet se kjo gjë jo vetëm që nuk imagjinohet për një pjesë të grave por ato e mendojnë veten pa rrugëzgjidhje përpara situatave të dhunës. Të dhënat treguan se divorcet mes çifteve shqiptare ndodhin për shkak të dhunës që ushtrohet kundrejt grave dhe fëmijëve.
Duke marrë shkas edhe nga fakti se Shqipëria është një vend patriarkal, zakonet diskriminuese i gjejmë në të gjitha zonat dhe kulturat e vendit. Gjithashtu, ky fakt bën të mundur edhe diskriminimin e grave për sa i përket trashëgimisë që mund të marrin nga familja e tyre.
Një tjetër fenomen shqetësues për gratë janë edhe burimet financiare. Sipas të dhënave, janë të pakta gratë shqiptare që menaxhojnë vetë të ardhurat e tyre, edhe pse ato gëzojnë të drejtat ligjore për të pasur një llogari bankare.

Raportet treguan se edhe pse janë zhvilluar programe të ndryshme nga UN Women në bashkëpunim me qeverinë, të cilat ndihmojnë në gratë për të kuptuar të drejtat e tyre ligjore porsa i përket buxhetit, por jo vetëm, përsëri të dhënat treguan se gratë nuk mund të marrin as kredi dhe as mund të gëzojnë një pronë në emër të tyre pasi për zakonet dhe traditat shqiptare kjo nuk lejohej.
Gjithashtu, diskriminimi i grave në vendin e punës ishte një faktor shqetësues për endin tonë. Edhe pse ligji parashikon mos diskriminimin në bazë të gjinisë në punësim dhe siguron kushtet e punës, të dhënat tregojnë se ka shumë gra të cilat nuk njohin të drejtat e tyre.
Sipas ligjit pagesa e lejes së lindjes është e paguar për 52 javë, por është parë që vetëm 65% të pagave nga të gjitha ndërmarrjet janë përfshira në sistemin e sigurimeve shoqërore. Raporti tregoi se në komisionarit për mbrojtjen nga diskriminimi janë paraqitur shumë pak ankesa që prej vitit 2015, edhe pse ky institucion duhet ë hetojë për diskriminimet në vendet e punës.
Të dhënat tregojnë se edhe pse me anë të programeve nxitëse të qeverisë shqiptare përshihen 56% e grave dhe vajzave, përsëri shoqëria jonë është e lidhur fort me mentalitetin patriarkal. Përveç kësaj, është vënë re se gratë përballen me pengesa në qasjen në pozitat vendimmarrëse. Prevalenca e ndarjes gjinore në ekonomi si dhe e papunësia e lartë e grave, rezulton nga mentaliteti dhe steriotipet që ka krijuar shoqëria jonë vazhdimisht.

Por, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, tregon se që nga viti 2015 ka zhvillime pozitive. Për shembull hendeku i pagave gjinore mbetet i vazhdueshëm në Shqipëri. Gratë janë kryesisht të punësuar në tregun e punës të bazuar në shërbime dhe tentojnë të angazhohen në pozita me kohë të pjesshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë