Sipas udhëzimeve të fundit nga ekspertët britanikë përdorimi i monitorëve të oksigjenit në gjak nuk japin të dhëna të sakta kur përdoren tek njerëzit me ngjyrë,
Oksimetrat mund të mbivlerësojnë sasinë e oksigjenit tek njerëzit që kanë tone më të thella të lëkurës, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS)në Londër dhe Agjencisë Rregullatore të Produkteve të Mjekimeve dhe Shëndetësisë (MHRA). Oksimetrat e pulsit janë pajisje që vendosen në gishtin e një individi dhe përçojnë rreze nëpër lëkurë për të matur nivelet e oksigjenit në gjak.
Më shumë se 300,000 pacientë u monitoruan dhe u konstatua ky ndryshim.
NHS ka shkruar në faqen zyrtare se raporti tregoi se oksimetrat e dorës treguan nivel më të lartë të oksigjenit në gjak për pacientët me ngjyrë dukë dhënë kështu të dhënat të pa sakta për ta.
Udhëzimi thotë se duke para nëse të dhënat janë të ndryshe cdo dy orë therë duhet t’i referoheni mjekut dhe ekzaminimeve të tjera të nevojshme për të parë saktësisht nivelin e oksigjenit në gjak, pasi ndërlikimet nga një mungesë e tillë janë shumë të rëndësishme.
Habib Naqvi, drejtor i Observatorit të Grave dhe Shëndetit të Shërbimit Kombëtar në Londër , ka treguar se shqetësimet në lidhje me besueshmërinë e oksimetrave kur përdoren te njerëzit me ngjyrë janë rritur me kalimin e kohës.
“Ne kemi prova në rritje që tregojnë mospërputhjet në të dhënat e oksimetrit të pulsit. Kjo nuk është diçka që duhet të injorohet, veçanërisht kur jemi në pandemi dhe vlerat e oksigjenit në gjak janë tregues i rëndësishëm. Duhet që pacientët të jenë të vetëdijshëm,”
Raporti i ndjekur nga ekspertja e epidemiologjisë Olamide Dada nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetit Cardiff, citon dëshmi edhe nga studime të tjera të ngjashme se të dhënat për personat e me ngjyrë kanë qenë të gabuara.
Niveli normal i oksigjenit në gjak është midis 95 për qind dhe 100 për qind. Ka raporte se shumë njerëz që vuajnë nga Covid-19 me nivele oksigjeni që variojnë midis 70 dhe 80 për qind janë pranuar në spital. Nivelet e oksigjenit në gjak mund të bien në nivele të rrezikshme të ulëta pa e vënë re pacienti, në atë që njihet si “hipoksi e heshtur”.
Burimi:The Independent
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje