Shendet

Raporti: Kimikatet në produktet e përditshme ndalojnë efikasitetin e vaksinës

Vaksina është një hap që të gjithë e mirëpritën, pasi është një veprim vendimtar që do të na kthejë në normalitet. Por sipas raporteve të fundit rikthimi në normalitet mund të pengohet nga ndotja e përhapur nga një sërë kimikatesh të përdorura në produktet e përditshme.
Për shembull, sasi të vogla të kimikateve gjendjen zakonisht në trupat e njerëzve dhe një sërë objektesh. Këto kimikate të bëra nga njeriu, të përdorura në gjithçka, nga tiganët që nuk ngjisin, te rrobat e deri tek kutitë e picave, janë lidhur me një rrezik të lartë të dëmtimit të mëlçisë, uljen e pjellorisë dhe madje edhe kancerin. Por shkencëtarët paralajmërojnë se disa nga këto kimikate, gjithashtu mund të shkaktojnë një defekt tjetër pak të njohur, por potencialisht të rëndësishëm duke ulur efektivitetin e disa vaksinave ndër to edhe Covid-19. Kjo pengesë mund të krijojë probleme të mëdha për shpërndarjen e vaksinës dhe efektivitetin e saj në trup.
"Në këtë fazë nuk e dimë nëse do të ndikojë në një vaksinën e Covid-19, por është një rrezik. E vetmja gjë që na ngelet është të shpresojmë për më të mirën", tha Philippe Grandjean, një profesor i shëndetit publik në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit.
Hulumtimi i udhëhequr nga Grandjean, ka zbuluar se fëmijët e ekspozuar ndaj këtyre kimikateve më parë kishin ulur ndjeshëm përqendrimet e antitrupave pasi u ishin dhënë vaksinat e tetanozit dhe difterisë. Një studim pasues i punonjësve të kujdesit shëndetësor të rritur gjeti rezultate të ngjashme. Ndërkohë, një lloj i caktuar i PFAS, i quajtur perfluorobutyrate (ose PFBA), grumbullohet në mushkëri dhe mund të rrisë ashpërsinë e sëmundjes që vuajnë njerëzit që janë të infektuar me Covid-19, por sipas ekspertit ka ende nevojë për kërkime të tjera.

Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer provokuan një rritje imuniteti, me anë të vaksinës, duke parandaluar infektimin e individëve. Shkencëtari prapa vaksinës ka parashikuar që ajo do të "heqë virusin mbi kokë" dhe do të ndihmojë në lehtësimin e pandemisë që ka dëmtuar pjesën më të madhe të botës që nga fillimi i vitit. Sipas shkencëtarëve, duke qenë se edhe vaksina nga Pfizer bazohet në materialin gjenetik të ARN-së e cila është e ngjashme vaksinën e tetanosit dhe difterisë. Këto vaksina kanë rezultate të dobëta tej njerëzit që kanë kimikate PFAS.
"Njerëzit me ekspozim të lartë ndaj PFAS kanë nivele jo-mbrojtëse dhe shumë të ulëta të antitrupave pas katër vaksinimeve për difterinë dhe tetanosin. Pra, nëse një vaksinë për Covid është e ngjashme, PFAS ka të ngjarë të pengojë përgjigjen efikase nga një vaksinë, kështu që është e nevojshme që të njihet edhe ky proces" tha Grandjean.
Ndërkaq nga ana tjetër Grandjean dhe kolegët e tij theksojnë se është tepër e rëndësishme që të vendoset një rregullore për substancat kimike dhe përdorimin e tyre në çdo sferë të jetës. Sipas tyre kjo rregullore duhet të vendoset urgjentisht sepse fillimisht shërben për shmangien e një sërë sëmundjeve, por edhe do të ndikojë në rezultatet e vaksinës së Covid-19.
"Unë shqetësohem vazhdimisht për ekspozimin për PFAS të njohur dhe të panjohur dhe ndikimet që ka në të dy sistemet tona imune dhe në shëndetin tonë në përgjithësi. Ekspozimi ndaj PFAS është një krizë edhe më urgjente se sa Covid-19 për shëndetit publik."," tha David Andrews, një shkencëtar i vjetër në Grupin e Punës Mjedisore. "
Burimi:The Guardian/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë