Nga Gazeta ‘SI’ – Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, mbi krimet inteligjente, thekson se Shqipëria është bërë tashmë territor i pastrimit të parave për grupet aziatike.
Raporti thotë se grupet kineze apo edhe vietnameze, profesionistë të larjes së parave, qe zakonisht punojnë me Sinaloan apo kartele të ngjashme të Amerikës Latine kanë prekur edhe Shqipërinë.
OKB thekson se në Shqipëri, grupet kriminale kanë pastruar para të ardhura nga droga, evazioni fiskal apo prostitucioni.
Raporti jep rastin e famëkeqit Xizhi Li, biznesmeni kinez i njohur për skemat e tij të sofitikuara të pastrimit të parave. Sipas llogarive, vlerësohet se nga 2008-a në 2019-n Li pastroi 30 milionë dollarë.
Me anë të një skeme të thjeshtësuar, raporti shpjegon se si Li ka kryer pastrimin e parave për kriminelët më të kërkuar të botës.

Raporti është i foksuar në përhapjen e shpejtë të krimit në rajonin e Azisë Juglindore që tashmë po bëhet qendra botërore e skemave të mashtrimit me kriptomonedhave, kumarit dhe pastrimit të parave. Shtetet fqinje kanë hmbur 34 milionë dollarë nga këto skema, ndërsa SHBA-ja rreth 5.6 mln dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.