Shendet

Raporti i KB: Një miliard ton ushqime hidhen çdo vit

Nëse mbetjet globale të ushqimit do të ishin një vend, do të ishte ndotësi i tretë më i madh pas SHBA dhe Kinës, sipas aktivistëve, të cilët po u kërkojnë qeverive në të gjithë botën të bëjnë më shumë për të trajtuar problemin pasi një raport i mbështetur nga OKB konstatoi se gati një miliard ton ushqimi hidhet çdo vit. Rreth një e pesta (17 për qind) e të gjithë ushqimit të prodhuar në të gjithë botën u hodh në 2019, duke arritur në rreth 931 milion tonë ushqim të hedhur. Studiuesit thanë se ndikimi i kombinuar i prodhimit vetëm të ushqimit që hidhet, nga plehrat deri te nafta që furnizon traktorët, përbënte rreth 10 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë. Këto shifra, të përfshira në Raportin e Indeksit të Mbetjeve të Ushqimit në vitin 2021 të prodhuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe programi Wrap, (Java e veprimit të mbetjeve ushqimore) vijnë në mes të përpjekjeve globale për të përgjysmuar mbeturinat e ushqimit deri në 2030.
"Një person që po bën pazar sot ka të ngjarë të flakë rreth një të pestën e artikujve në karrocën e tij," tha Marcus Gover, drejtuesi i programit Wrap, i cili këtë javë nisi fushatën e “Javës së Parë të Mbrojtjes së Ushqimit” në Mbretërinë e Bashkuar, që synon të nxjerrë në pah ndikimin në humbjen e ushqimit.
Rreth 70 për qind e të gjithë ushqimit të humbur është e lidhur me familjet, me 16 për qind që vijnë nga prodhimi, 11 për qind nga restorantet, lokalet dhe hotelet dhe vetëm 3 për qind nga supermarketet. Në një nivel individual, kjo arrin në 120 kg ushqim të hedhur nga çdo person në planet çdo vit.
"Nuk ka të bëjë me fajësimin e njerëzve për këtë. Ka të bëjë me ndihmën e njerëzve për të ditur se çfarë mund të bëjnë në lidhje me të. Prodhimi i ushqimit është një nga gjërat më me ndikim që bëjmë për sa i përket mjedisit. Bujqësia përbën 70 për qind të përdorimit të ujërave të ëmbla në botë dhe është e lidhur me 30 për qind të emisioneve totale të gazrave serë dhe 80 për qind të humbjes globale të biodiversitetit,” shtoi Gover.

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Më Shumë