Teknologji dhe Inovacion

Raportet negative po shkatërrojnë reputacionin e Tesla-s

Makina Sedanja Model S dhe Crossover SUV Model Y e kompanisë Tesla dhe nuk janë ‘rekomanduar’ për t’u përdorur për shkak të një numri shqetësimesh që lidhen me sigurinë dhe besueshmërinë. Rezultatet vijnë nga një sondazh i realizuar nga kompania analitike “Consumer Reports”.

Kompania shpjegoi se këto vlerësime kishin ardhur nga konsumatorët për shkak të problemeve mekanike që kishin makinat.  

Kishte një total prej 26 markash të renditura nga grupi dhe prodhuesit japonezë të makinave ishin në krye. Ishte pikërisht kompania  Mazada që zuri vendin e parë, e ndjekur më pas  nga Toyota.

Shumë pronarë të Model S Sedan dhe Model Y crossover SUV kanë raportuar probleme me automjetet e tyre gjatë viteve  dhe këto raporte kanë bërë që të bien vlerësimet e përgjithshme të Teslas.

Në vitin 2015, Model S u rendit si automjeti më i vlerësuar, por Jake Fisher, drejtor i lartë i testimit automatik në Consumer Reports,  tha se grupi ka parë një sërë problemesh që  janë raportuar nga drejtuesit e automjetit.

Modeli Y tani renditet si  pak i besueshëm për shkak të problemeve me motorrin. Kohët e fundit, një pronar i pafat, bleu  Model Y  dhe në pak orë kur tentoi të hapte makinën e tij kabrioletë, xhami i përparmë u thye, ndërkohë që makina ishte duke ecur.

Sidoqoftë, automjetet e Tesla-s duket se e kanë shkatërruar reputacionin e kompanisë, për shkak të problemeve që kanë paraqitur për vite me radhë. Të martën, Tesla njoftoi pronarët e disa automjeteve Model S dhe Model Y që garancitë e tyre do të zgjerohen për të mbuluar  edhe probleme të tjera me makinat.

Kompania analitike, mori emailin që tregon se firma po mbulonte kostot e riparimeve dhe sipas tyre kjo nuk është një zgjidhje e mirë për kompaninë.

“Për qetësinë e klientit, ne po sigurojmë mbulim garancie shtesë për disa automjete Model S dhe Model Y të ndërtuara para Marsit 2018 që janë të pajisura me një MultiMediaCard  me 8 GB  memorie në njësinë e kontrollit. Ne jemi të vetëdijshëm që ky komponent mund të mos funksionojë për shkak të konsumit të akumuluar,” shkruhej në email.

Burimi: Daily Mail/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë