I ftohti polar që ka mbërthyer Shqipërinë ka bërë që temperaturat të ulen në minus. Ngricat dhe dëbora ka shkaktuar probleme në disa akse të caktuara.
Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna papushim për pastrimin e këtyre akseve dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë.
“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat për këtë periudhë që është parashikuar mot i ftohtë. Ministrja bëri thirrje për kujdes në rrugë, por edhe në kursimin e energjisë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.