Ngjarje

Rama shtyn fluturimin e parë në Aeroportin e Vlorës: Synohet në verën e vitit 2025

Në fillim të këtij viti, kryeministri Edi Rama premtoi se aeroporti i Vlorës do të ishte gati në fund të vitit 2024.

Por në një postim të fundit në Facebook shoqëruar me pamje nga punimet në Aeroportin e Vlorës, Rama njoftoi se avioni i parë do të zbresë në verën e 2025-ës.

“Me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur #ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama që me mëngjes  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë