Politike

Rama: Sabotimi i aeroportit nga Berisha e Meta për të penguar vaksinat

Kryeministri Edi Rama konfirmoi deklaratën e ministres Belinda Balluku duke deklaruar se pas grevës së punonjësve të Albcontrol qëndrojnë arsye politike.

Ai akuzoi Berishën dhe Metën se kanë sabotuar aktivitetin e aeroportit të vetëm shqiptar, në mënyrë që në Shqipëri të mos vijnë vaksinat.

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, tha ai.

Për organizatorët e grevës premtoi ndjekje penale.

“Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë, o me anti-shtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”, thotë Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë