Nga Gazeta ‘SI’- Në kuadër të bashkëbisedimeve për turin “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte, më 10 prill, një takim me pensionistë të njësisë nr. 2 në kryeqytet.
“Ju jeni të parët, të tjerët vijnë mbrapa.”, me këto fjalë iu drejtua Rama pensionistëve.
Kryeministri u shpreh se do rishikohet skema për pensionistët e vetëpunësuar dhe të atyre që vazhdojnë të punojnë.
“Më në fund ashtu sikur e kishim dëshiruar, për t’ia dalë erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi. Duke filluar nga janari i këtij viti ju merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni rritet. Janarin e ardhshëm rritja do jetë dyfishi. Për të arritur tek ajo shumë e cila na jep mundësinë për të arritur objektivat që kemi vendosur për ju. Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime në skemën e pensioneve. Duke filluar të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për ata që duan të kursejnë më shumë për një pension më të lartë në të ardhmen. Do rishikojmë skemën e pensionistëve të vetëpunësuar dhe të atyre që vazhdojnë të punojnë. Ne ndërkohë kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidët. Thelbi i të gjitha këtyre është ndryshimi i ekonomisë që na i jep këto mundësi. Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e prodhimit të përgjithshëm”, tha Rama.
Mes të tjerash, kryeministri njoftoi se po përgatitet një paketë e re ndihme për familjet në nevojë, duke llogaritur shpenzimet në bazë të shportës. “Lekët që marrin nga taksat e shqiptarëve, në mënyrë që të shkojnë për nevojat e tyre dhe asnjë lekë të mos përfundojë në pijetore!”, deklaroi Rama në këtë takim.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se po planifikohet një program i ri i strehimit në tërësi. Sipas tij, 94% e pronave në Shqipëri janë private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje