Shendet

Rama nxjerr shifrat: Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë

Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në Europë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat përmes disa tabelash.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Deri më tani janë kryer 800 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur në 1 milion vaksinime deri në fund të qershorit.

Vaksinimi masiv vijon prej muaji mars, ndërsa mbrëmjen e së hënës kanë mbërritur edhe 11,700 vaksina Pfizer, ose 911 mijë vaksina në total.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë