Kryeministri Edi Rama mblodhi Qeverinë mëngjesin e kësaj të enjte, ku tha se në Durrës nuk ka mbetur asnjë familje jashtë. Rama foli për ndihma të bollshme materiale, si veshmbathje, batanije apo ushqime.
Për këtë arsye, Kryeministri kërkoi që tashmë puna të përqëndrohet në shpërndarjen e tyre tek njerëzit që kanë nevojë, që të mos mbesin stok në magazinat e grumbullimit.
Kreu i Qeverisë ftoi gjithashtu që tashmë kontributet të përqëndrohen tek ana financiare. Ai ftoi çdo shtetas që të kontribuojë me sadopak për ngritjen e shumës së nevojshme për kompensimin financiar të familjeve të prekura nga tërmeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



