Kryeministri Rama në takimin me krerët e bashkive i kritikoi ata për punën e vonuar dhe të munguar mbi regjistrimin e tokave bujqësore.
Kryeministri tregoi se vetëm 9 bashki kanë dorëzuar dokumentacionet dhe 52 të tjerat jo.
Duke e cilësuar regjistrimin e tokave bujqësore si një sfidë historike, Rama kërkoi që procesi të mbarojë brenda mandatit të tretë edhe pse drejtuesit e bashkive e kanë pasur aq kohë në dispozicion tashmë dhe nuk kanë mundur ta përfundojnë.
“Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë siç qeveria jo ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re. Që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u krye. Pa asnjë llogari dhe pa asnjë sens financiar. Njerëzit i keni aty, mjetet i keni, por ku ke mjetet që ti sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe nuk funksionon dhe përfundon në burg,” deklaroi Rama.
Procesi i regjistrimit të tokave bujqësore në vendin tonë është raportuar gjithmonë me probleme. Për t’u kryer procesi, individët që posedojnë hapësirat tokësore duhet të plotësojnë formularët dhe t’i dërgojnë ato në këshillat komunalë apo bashkiakë dhe dërgohen në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.