Kryeministri Edi Rama pranoi se “ndonjëherë standardet e sigurisë së ndërtimit” nuk respektohen as kur bëhet fjalë për një godinë ky mësojnë mbi 900 të mitur.
Rama inspektoi dëmet e tërmetit në Spitallë të Durrësit së bashku me komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Zyrtari i BE-së foli jo pa habi kur pa gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”.
“Kjo është godinë e re”, tha ai.
“Epo e di…ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen”, iu përgjigj Rama.
Këshilla e 3 grupeve ekspertësh që kanë parë nga afër strukturën e kësaj shkolle është shembja dhe më pas rindërtimi.
Kjo shkollë është rikonstruktuar pas vitit 2016. Deri para tërmetit në të mësonin rreth 960 nxënës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.