Ka ndodhur

Rama: 500 mijë vaksina Pfizer mbërrijnë në mesin e tetorit

Kryeministri Edi Rama vizitoi të hënën me drejtorin ekzekutiv të Pfizer pikën e vaksinimit kundër COVID-19 në Arenën Kombëtare.

Ndryshe nga sa parashikonte kontrata deri ne muajin Dhjetor, Rama njoftoi se 500 mijë doza të vaksinës Pfizer do të vijnë më shpejt në mesin e tetorit në vend, teksa është marrë garancia për një kontratë të sigurt vitin e ardhshëm.

“Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurt me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm”, shkruan Rama në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë