Media Galeri

Raketat iraniane në qiejt e Tel Avivit e Jeruzalemit, njerëzit poshtë makinave

Gazeta Si - Trafiku i makinave u bllokua në Tel Aviv, pasi Irani nisi sulmin me mbi 200 raketa ndaj Izraelit. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë makinat e ndaluara dhe njerëz që kërkojnë strehim poshtë tyre dhe nën një urë.

Trafiku ajror u ndërpre gjithashtu në aeroportin Ben Gurion të Izraelit. "Aktualisht nuk ka ngritje apo ulje", - tha një zëdhënës i aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë