Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë./REL/

Raketa balistike me rreze të shkurtër u prezantua për herë të parë në një paradë ushtarake në Teheran në prillin e vitit 2022. Fath do të thotë “pushtim” në persisht. Çdo raketë 5.2 metra e gjatë mund të mbajë një kokë prej 150 kilogramësh. Kjo është rreth tri herë më e lartë se ngarkesa shpërthyese e dronëve famëkeq Shahed, të projektuar nga Irani, që kanë vrarë shumë civilë ukrainas që kur u hodhën për herë të parë nga Rusia më 2022.

Mbushjet e raketave të armës janë të fshehura brenda rimorkios së një kamioni të krijuar për t’u dukur si një automjet civil, duke e bërë të vështirë zbulimin e tij nga ajri. Raketat Fath-360 kanë një rreze goditjeje relativisht të pasaktë prej rreth 30 metrash, që do të thotë se ato ka të ngjarë të përdoren kundër objektivave të mëdhenj të palëvizshëm si ndërtesat dhe infrastruktura.

Raportimet se Teherani po trajnonte ushtarë rusë për përdorimin e raketave iraniane, dolën pas këtij takimi midis zyrtarëve të lartë ushtarakë të Rusisë dhe Iranit.


“Ne duhet të shkëmbejmë për nevojat tona, duke përfshirë importimin e sojës dhe grurit. Një pjesë e shkëmbimit përfshin dërgimin e raketave dhe një pjesë tjetër përfshin dërgimin e dronëve ushtarakë në Rusi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.