Lojëra me Dore

Rafael Nadal pranë rikthimit, ‘prova’ në Abu Dhabi ndaj Mërrei ose Thiem

Tenisti spanjoll, Rafel Nadal, do të zbresë në fushë nga 16 deri më 18 dhjetor, në takimin klasik të emirateve, ku do të rikthehet edhe tenisti austriak, Thiem.

Tashmë është e konfirmuar zyrtarisht se Nadal do t’i kthehet fushës në fund të këtij viti, kur do të marrë pjesë në “Mubadala World Tennis Championship”, turneu tradicional i ekzibicionit në çimenton e Abu Dhabit, që këtë vit zhvillohet më 16-18 dhjetor.

Rafael Nadal. Gazeta Si, 25 nëntor 2021

Për spanjollin, që ditët e fundit ka njoftuar se dëshiron të marrë pjesë në “Australian Open 2022”, bëhet falë për një rikthim 4 muaj pasi ka luajtur një turne t rëndësishëm. Rafael Nadal nuk luan që nga humbja me Gjokoviçin në gjysmëfinale të “Roland Garros”. Ai u rikthye në “Atp 500” të Uashingtonit dhe pas eliminimit nga Herris, kishte vendosur ta mbyllte sezonin për t’u rikuperuar nga dëmtimi në këmbën e majtë.

Përveç Nadalit, në turneun e Abu Dhabit do të rikthehet edhe Dominik Thiem, pas 6 muajsh stop. Rafa, edhe pse bëhet fjalë për një ekzibicion, do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes austriakut dhe Andi Mërreit. Në anën tjetër të tabelës, Andrei Rublev pret fituesin e sfidës Rud-Shapovalov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë