Lojëra me Dore

Rafael Nadal ngre flamurin e bardhë përsëri: Nuk mund të gënjej veten!

Gazeta Si – Tenisti i madh spanjoll ndalet para Masters 1000 të Majemit, ku nuk është regjistruar. Ai kërkon që të rikthehet në tokën e kuqe, me objektiv Lojërat e Parisit.

Rafael Nadal ngre përsëri flamurin e bardhë. "Me trishtim të madh duhet të tërhiqem nga ky turne fantastik, Indian Uells. Të gjithë e dinë sa e dua këtë vend dhe sa dua të luaj këtu. Për këtë arsye kam ardhur shumë shpejt për t’u stërvitur”, - ka thënë spanjolli, i cili nuk luan që prej turneut në Brisbane, ku u eliminua në çerekfinale e më pas u tërhoq nga Australian Open.

Rafa nuk u regjistrua në Masters-1000 të Majemit, ai mund të marrë një ‘wildcard’, por ka lënë pështypjen se synon të kthehet në tokën e kuqe, që mund të jetë edhe pasarela e fundit, ndoshta me objektiv Lojërat e Parisit 2024.

A do të jetë në gjendje të shkojë më tej, në US Open? Është herët për të folur, sot është e vështirë të mendosh se Nadal mund të rezistojë gjatë. Indian Uells humb një nga protagonistët më të rëndësishëm. Në vend të tij do të jetë tenisti indian Sumit Nagal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë