Gazeta Si – Tenisti i madh spanjoll ndalet para Masters 1000 të Majemit, ku nuk është regjistruar. Ai kërkon që të rikthehet në tokën e kuqe, me objektiv Lojërat e Parisit.
Rafael Nadal ngre përsëri flamurin e bardhë. “Me trishtim të madh duhet të tërhiqem nga ky turne fantastik, Indian Uells. Të gjithë e dinë sa e dua këtë vend dhe sa dua të luaj këtu. Për këtë arsye kam ardhur shumë shpejt për t’u stërvitur”, – ka thënë spanjolli, i cili nuk luan që prej turneut në Brisbane, ku u eliminua në çerekfinale e më pas u tërhoq nga Australian Open.
Rafa nuk u regjistrua në Masters-1000 të Majemit, ai mund të marrë një ‘wildcard’, por ka lënë pështypjen se synon të kthehet në tokën e kuqe, që mund të jetë edhe pasarela e fundit, ndoshta me objektiv Lojërat e Parisit 2024.
A do të jetë në gjendje të shkojë më tej, në US Open? Është herët për të folur, sot është e vështirë të mendosh se Nadal mund të rezistojë gjatë. Indian Uells humb një nga protagonistët më të rëndësishëm. Në vend të tij do të jetë tenisti indian Sumit Nagal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.