Lojëra me Dore

Rafael Nadal flet hapur: Po bëhet shumë e vështirë për mua, nuk përjashtoj asgjë!

Gazeta Si – Tenisti i njohur spanjoll ka shpjeguar për ‘Movistar’ natyrën e dëmtimit të tij dhe psetë e tërheqjeve të vazhdueshme nga turnetë. Barcelona dhe Madridi mbeten dy të panjohura për mëngjarashin.

Muajt e fundit të Rafael Nadal kanë qenë mjaft të vështirë, me disa tërheqje dhe pauza të gjata. Trupi nuk po e lejon ende të jetë në 100%, as në turnetë e dheut të kuq që ai aq shumë i do. Në një intervistë për “Movistar” gjatë finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, kampioni spanjoll ka shpjeguar cilat janë vështirësitë kryesore për tikthimin në fushë.

Nadal pas demtimit te fundit. Gazeta Si, 7 prill 2024

Dyshimet mbeten edhe për turnetë e tij të preferuar, ata të shtëpisë. "Po bëhet shumë e vështirë për mua. Është një vit e gjysmë shumë i vështirë, po e provoj çdo ditë, - ka thënë 14 herë fituesi i Roland Garros. – Nuk përjashtoj asgjë, as nëse do të jem apo jo në Barcelonë dhe Madrid. Për momentin nuk jam për probleme fizike".

Qëndrimi jashtë për një kohë të gjatë mund të ketë edhe efekt mental për tenistin e madh. Por Nadal thekson se problemet e vërteta janë ato fizike. “Në nivel personal çdo gjë është mirë, në nivel profesional është e vështirë.

Shumë njerëz kanë probleme mentale, i kam edhe unë kur në punë nuk arrij të luftoj për objektivat e mi. Por problemi im është kryesisht fizik. Kam probleme adominale (muskujt e barkut) që kur jam kthyer nga Australia. Po vlerësojmë situatën ditë pas dite”, - ka thënë ish-numri 1 i botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë