Shendet

Radioterapia për kancerin e mushkërive, na shpëton nga sëmundjet e zemrës në 5 minuta

Mjekët në botë kanë gjetur një zgjidhje për një nga sëmundjet e zemrës, që është tepër e rrezikshme për jetën e njeriut, takikardinë. Trajtimi konsiston në rrezatimin që përdoret për të shkatërruar qelizat kancerogjene të kancerit të mushkërisë.
Testet tregojnë se ritmi jonormal mund të shërohet vetëm më një rrezatim prej pesë minutash të radioterapisë, e cila është pa dhimbje. Ekspertët shpresojnë se kjo do të jetë një rrugë shpëtimi për shumë njerëz të cilët kanë dështuar me trajtimin tradicional deri më tani.
“Kjo mund të transformojë jetën e këtyre pacientëve,” thotë Ewen Shepherd, një kardiolog në spitalin Freeman në Britani.
E quajtur takikardia e ventrikulit (VT) ose e thënë ndryshe aritmia, kjo gjendje është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes së papritur kudo në botë. Për shembull nga raportimet e fundit të ISHP në Shqipëri, rezulton se 53,2 për qind (11.599 veta) e vdekjeve ndodhin nga goditjet në zemër. Një zemër e shëndetshme rreh me një shpejtësi rreth 60 deri në 100 rrahje në minuta, ndërkohë kur ndodh një aritmi, rrahjet e zemrës shkon në më shumë se 200. Si rezultat, barkushet e majtë dhe të djathtë, dy dhomat e poshtme të zemrës që pompojnë gjakun rreth trupit nuk kanë kohë të mbushen me gjak. Kjo do të thotë se nuk ka gjak mjaftueshëm për të pompuar organet vitale, duke i bërë ata më të uritur për oksigjen.
Në disa pacientë, këto sulme zgjasin disa sekonda dhe nuk japin asnjë simptomë. Por, në të tjerët ato zgjasin disa minuta dhe shkaktojnë palpitacione, dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke të lehtë. Kjo gjë më pas çon në një tjetër problem kardiovaskular që quhet “fibrilacion ventrikular” ku rrahjet e zemrës bëhen më të çrregullta dhe nuk pompohet aspak gjak. Pas një trajtim të shpejtë kjo gjendje gjithmonë çon në vdekje të menjëhershme. Për të shmangur këtë, mjekët përpiqen ta trajtojnë problemin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Disa pacientë përmirësohen me pilula ose injeksione për të kontrolluar ritmin e zemrës. Të tjerët kanë nevojë për një goditje elektrike për të kthyer zemrën në normalitet. Një trajtim tjetër popullor është “ablacioni i kateterit”, ku një sondë e hollë futet përmes një ene gjaku në ijë deri lart në zonën e zemrës nga ku vijnë sinjalet elektrike të dëmtuara. Maja e sondës nxehet dhe shkatërron qelizat e muskujve që gjenerojnë sinjalet, duke lejuar që zemra të kthehet në ritmin e saj normal. Por ky është një operacion i rrezikshëm, i gjatë dhe nuk funksionon gjithmonë.
Studimi i ri tregon se sëmundjet e zemrës u ulën me 94 për qind tek pacientët që kishin gjashtë muaj pas një trajtimi të vetëm me radioterapi. Dy vjet më vonë, 78 për qind e pjesëmarrësve ishin pa probleme.
Raymond Brown, 69 vjeç, nga Corby Hill,, ishte një nga pacientët e parë në Mbretërinë e Bashkuar që bëri këtë trajtim. Në moshën 38-vjeçare, ai pati një atak kardiak; zemra e tij për pak sekonda ndaloi së pompuari dhe e la me dëmtime serioze. Me kalimin e viteve, shëndeti i tij sa vinte edhe përkeqësohej dhe gjatë muajit të kaluar ai pranoi të bënte radioterapi.
“Më kishim mbaruar të gjitha opsionet që mund të përdorja. Ndonjëherë zemra ime rrihte me shumë shpejtësi dhe kjo ishte e tmerrshme,” shprehet ai.
Pas trajtimit ai u shpreh se nuk ndjeu asgjë dhe pas një gjysmë ore mund të shkonte në shtëpi.
“Tashmë ndjehem mirë dhe nuk kam nevojë për trajtime të tjera,” shtoi ai
Mendohet se radioterapia shkatërron qelizat të cilat shkaktojnë aritmi, duke e kthyer zemrën në normalitet.
Shepherd shprehet gjithashtu se trajtimi ka efekte anësore. Pacientët mund të ndjehen të lodhur për disa ditë më pas dhe ekziston mundësia për të dëmtuar mushkëritë, brinjët dhe stomaku.
“Pavarësisht efekteve anësore, deri më tani ky trajtim është përdorur për pacientët që nuk kanë pasur zgjidhje tjetër,”shtoi ai. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë