Ka ndodhur

Radhë të gjata në kufi me Greqinë, shqiptarët mezi dalin nga Kapshtica

Gazeta Si - Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar mbrëmjen e kësaj të diele në doganën e Kapshticës në Korçë.

Shkak është bërë reduktimi i sporteleve të palës geke. Policia kufitare shqiptare punon me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo helene vetëm me 2 të tilla.

Sipas informacioneeve paraprake, radha është krijuar për shkak se pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh, sepse këtë të diel ka pasur festë kombëtare (dita e “Jo”-së në luftën kundër Italisë).

Autoritetet e kufirit kanë kërkuar nga policia kufitare greke të shtojë sportelet dhe personelin për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve drejt Greqisë.

Ndërsa udhëtarët që vijnë nga Greqia e kalojnë pa probleme kufirin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë