Futboll

Racizëm te Gjermania? Kros kundërshton Ozil

Dështimi në kampionatin e fundit botëror të Rusisë, ka shkaktuar një pështjellim shumë të madh në kombëtaren e Gjermanisë. Ai eliminim që në fazën e grupeve sigurisht që nuk mund të kalonte pa shkaktuar polemika, por ai që bërë më shumë zhurmë ka qenë largimi nga përfaqësuesja dhe deklaratat e mëpasshme të mesfushorit Mesut Ozil.

Futbollisti me origjinë turke vetëm disa javë më parë deklaroi tërheqjen për shkak të presionit të madh që i ishte bërë pas rezultatit zhgënjyes që u arrit në kampionatin e fundit botëror. Ozil akuzoi për shenja të racizmit në kombëtaren gjermane që e detyruan atë që ta braktiste ekipin edhe pse në moshë jo shumë të madhe. “Kur fitoj, unë jam një gjerman, ndërsa kur humbas, unë jam një emrigrant”, ishte deklarata e bujshme e Ozil që shkaktoi shumë përplasje.

Në mbështetje të tij dolën edhe disa personalitete të futbollit gjerman, siç pati edhe nga ata që e kundërshtuan ashpër. Por në skenë tashmë ka dalë kundërshtari i parë nga brenda fushës për Ozil. Është Toni Kros, bashkëlojtarë për shumë vite në kombëtare, me lojtarin e Arsenal, që ka deklaruar se nuk është dakord me ato që Ozil ka thënë.

"Në thelb, Mesut është një lojtar që ekipit kombëtar i ka shërbyer për një kohë të gjatë dhe meritonte një largim  më të mirë si një futbollist", tha Kroos, për gazetën gjermane Bild. "Unë kam luajtur me Mesut për shumë vite dhe e di se ai është një djalë i mirë, por mënyra se si është larguar nga kombëtarja nuk është shumë e mirë. Por unë mendoj se edhe ai vetë e di që racizmi nuk ekziston brenda ekipit kombëtar të Gjermanisë. Përkundrazi, jemi gjithnjë të përkushtuar për të ruajtur diversitetin dhe që t’i integrojmë të gjithë".

Sakaq futbollisti tjetër Kheidira nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e Ozil, por ka thënë se ai nuk ishte në formën e tij më të mirë në këtë botëror dhe se për këtë gjë i vjen shumë keq.

“Pas një sezoni shumë të mirë me Juventus, luajta dy ndeshje shumë të këqija dhe kjo është një gjë shumë negative, për të cilën më vjen keq”, ka shkruar në rrjetet socaile, Sami Kheidria.

Më herët një debat shumë i madh në kombëtaren gjermane ishte edhe për lënien jashtë botërorit, të sulmuesit të talentuar më i miri në Premier Legaue, Leroy Sané. Ende nuk është bërë shumë e qartë arsyeja e lënies jashtë botërorit të Sane edhe pse aludime ka pasur shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë