Ka ndodhur

Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, ndërron jetë 17-vjeçari në Mamurras

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Mamurras të Kurbinit.

Sipas policisë, i riu mëngjesin e sotëm dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij. Adoleshenti E. H., është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën, pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë