Si një mënyrë që njerëzimi të mbijetojë në rritjen e nivelit të detit, në qytetin Busan, Korea e Jugut do të ndërtohet qyteti i parë lundrues në botë.
Ky projekt i mbështetur nga OKB-ja, do të jetë një infrastrukturë rezistente ndaj përmbytjeve e përbërë nga disa ishuj të krijuar nga njeriu.
Qyteti do të gjenerojë energji elektrike nga panelet diellore në majë të ndërtesave, do të prodhojë vetë ushqimin dhe ujin e freskët, do të mund të përballojë fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, cunami dhe uraganet e kategorisë 5, pasi platformat e tij lundruese do të ankorohen në fundin e detit.
Ndërtimi i qytetit lundrues, që vlerësohet të kushtojë 200 milionë dollarë ka disa vite që është projektuar por tani do të fillojë falë një ‘marrëveshjeje historike’ të nënshkruar nga Busan City Metropolitan i Republikës së Koresë, UN-Habitat dhe projektuesit e Nju Jorkut Oceanix.
Mbetet e paqartë nëse banorët do të tarifohen për të jetuar atje, apo sa mund të kushtojë qiraja.
Qyteti do të përfshijë një shesh publik, vend tregu dhe qendra për mësimin, shëndetin, sportin dhe kulturën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











