Media Galeri

Qyteti brazilian ndërton statujën e Krishtit më të lartë se ajo e Rios

Një statujë e re braziliane më e lartë se ajo e Rios është ndërtuar në qytetin Encantado.

Statuja e quajtur ‘Krishti mbrojtës’ është 43 metra e lartë, krahasuar me statujën e Rios, e cila është 38 metra. E ndërtuar me beton mbi një strukturë metalike, ajo tashmë është ngritur në një kodër mbi qytet.

“Megjithatë, vendi do të hapet për publikun vetëm vitin e ardhshëm”, tha Robison Gonzatti, nënkryetar i shoqatës që sponsorizoi statujën.

“Është Krishti më i madh në botë”, tha ai për Reuters.

Statuja ka një pikë vëzhgimi për vizitorët që mund të shikojnë nga një dritare e madhe në formë zemre.

Pamja do të duhet të konkurrojë me pamjen spektakolare që turistët shohin nga statuja që qëndron në majë të malit Corcovado të Rios.

Statuja e Rios u përfundua pas 9 vitesh në 1931, duke u bërë një ikonë e Rio de Zhaneiros dhe një nga mrekullitë moderne të botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë